image Katër të lënduar në një aksident trafiku në Istog

Siguri

Katër të lënduar në një aksident trafiku në Istog

news image

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në fshatin Bellopojë të Istogut, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:30, policia është informuar se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bellopojë të komunës së Istogut. Në kë aksidnet kanë qenë të involvuara dy vetura. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova. /Gazeta Sinjali/