Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në fshatin Bellopojë të Istogut, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 12:30, policia është informuar se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bellopojë të komunës së Istogut. Në kë aksidnet kanë qenë të involvuara dy vetura. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova. /Gazeta Sinjali/