image Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë

Siguri

Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje në Kosovë, ndërsa një nga viktimat ka pësuar lëndime trupore, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, 2 raste të dhunës janë në Fushë Kosovë, një në Drenas dhe një në Podujevë.

Në raport thuhet se në tri nga katër rastet e dhunës, të dyshuarit janë liruar, kurse vetëm njëri prej tyre është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/