Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje në Kosovë, ndërsa një nga viktimat ka pësuar lëndime trupore, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Policisë, 2 raste të dhunës janë në Fushë Kosovë, një në Drenas dhe një në Podujevë.
Në raport thuhet se në tri nga katër rastet e dhunës, të dyshuarit janë liruar, kurse vetëm njëri prej tyre është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/