Për të dashuruarit është shumë stresuese në ditët e sotme, pasi krahas problemeve të vjetra, përballen edhe me sfida të reja.
Të jetosh në epokën e internetit dhe rrjeteve sociale nuk është aq e thjeshtë.
Sipas disa ekspertëve social janë katër probleme me të cilat përballen më së shumti çiftet në ditët e sotme.
Ja cilat janë ato probleme:
Kalojnë shumë kohë së bashku
Për të pasur një marrëdhënie të mirë nuk do të thotë të kaloni gjithë kohën me njëri-tjetrin. Ju duhet t’i lini hapësirë partnerit për të shijuar kohën i vetëm.
Keni frikë se e humbni partnerin
Ekspertët thonë se shumica e njerëzve ndjejnë frikë se mos po e humbasin personin që e kanë afër. Madje ata vuajnë edhe nga ankthi, thjesht duke e menduar këtë gjë. Në ditët e sotme, është bërë aq i lehtë zëvendësimi dhe për rrjedhojë, ankthi dhe frika janë prezente në marrëdhëniet moderne.
Frika nga marrja e vendimeve
Gjithmonë ekziston tundimi për t’u larguar nga një bisedë e vështirë. Në vend që të gjeni zgjidhjen për problemin, preferoni ta mbyllni bisedën. Mirëpo, kjo gjë do t’ju çojë në probleme serioze. Duhet të merren vendime kur është thelbësore për marrëdhëniet.
Ndërhyrja e të afërmve
Nëse keni probleme me vendimarrjen në çift, shpesh drejtoheni te të afërmit tuaj për një këshillë. Mirëpo, kjo metodë nuk është shumë e mirë, sepse ata fitojnë autoritet në lidhjen tuaj. Është e rëndësishme që të mbani mend se prindërit dhe miqtë nuk e njohin partnerin tuaj më mirë se ju. Prandaj, kurseni këshillat e tyre.