Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur në mesnatë në dalje të Gjilanit.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Po ka ndodh një aksident në mesnatë. Në dalje të Gjilanit ku janë lënduar katër persona”, ka thënë Hashani.
Ndërsa, katër personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë./Gazeta Sinjali/