Besimtarëve myslimanë nga Maqedonia e Veriut shkuarja në Haxh këtë vit iu kushtoi hiç më pak se 6550 euro.
Ky çmim, sipas atyre që ndodhen tashmë atje, nuk po ua plotëson as shërbimet elementare.
Sipas mediumi Tetova Sot, i cili ka publikuar një ankesë të bërë nga njëri prej tyre, bëhet e ditur se pritjet për t’u ushqyer me vaktin e tyre ushqimor po janë tejet të gjata, e të cilat po zgjasin rreth 4 orë.
Nga atje, janë publikuar edhe pamje ku shihet pritja e gjatë që është krijuar nga haxhilerët të cilët janë ndalur për t’u ushqyer.