Mediat amerikane raportojnë se katër persona, më saktësisht një grua dhe tre burra, janë plagosur para Shtëpisë së Bardhë, një natë pas zgjedhjeve, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë së Washingtonit, ata u therën me thikë, por janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia njofton se të lënduarit janë dërguar për tretman në spitalin e kryeqytetit.
Policia bëri të ditur se viktimat e këtij sulmi e kanë deklaruar veten si mbështetës të kandidatit për president të SHBA-së, Donald Trump./Gazeta Sinjali/