Banorët e fshatrave Ozdrim, Dubovë e Madhe, Vitomiricë dhe Raushiq të Pejës që 8 orë nuk kanë furnizim me energji elektrike, shkruan Gazeta Sinjali.
Banorë të këtyre fshatrave kanë shkruar në redaksinë e gazetës dhe janë ankuar se nuk kanë rrymë nga ora 11:00 e paradites.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, tha për Gazetën Sinjali se arsyet e këtyre ndalesave të energjisë elektrike janë disa prishje të cilat, sipas tij, janë shkaktuar nga kushtet atmosferike.
Buzhala thotë se shumica prej tyre tashmë janë rregulluar dhe furnizimi me energji është rikthyer.
“Nuk ka reduktime, por ndalesë të energjisë elektrike pasi ka prishje për shkak të kushteve atmosferike. Shumica tashmë janë rregulluar dhe konsumatorët kanë energji elektrike“, tha Buzhala për Gazetën Sinjali./Gazeta Sinjali/