COVID-19

Të infektuar

5118

Të shëruar

2370

Të vdekur

108

Pandemia/ Katër fëmijë të infektuar me koronavirus në Shqipëri, mësohet gjendja e tyre shëndetësore

news image

Nga 174 të prekurit me koronavirus në Shqipëri, 4 janë fëmijë të moshës pediatrike.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit, numri i rasteve të reja është 28. Eugena Tomini, specialiste e Institut të Shëndetit Publik u shpreh se të infektuarit e mitur janë kontakte të rasteve pozitive.

Nuk dihet nëse këta kanë histori familjare me të infektuar me virusin e rrezikshëm. Megjithatë, Tomini tha se fëmijët nuk kanë shenja klinike.

“Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, u shpreh ajo. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin