image Katër ditë pas tërmetit të fortë në Shqipëri, sizmologët: Situata drejt normalitetit

Rajon

Rajon/ Katër ditë pas tërmetit të fortë në Shqipëri, sizmologët: Situata drejt normalitetit

news image

Shqipëria që nga mëngjesi i 26 nëntorit, kur u godit nga një tërmet 6.3 ballësh, është goditur nga plot 1260 nëngoditje të tjera sizmike. 

Sizmologu Rrapo Ormeni, ka thënë se trendi i tyre ka ardhur në rënie, që dëshmon se vala sizmike po shkon drejt shuarjes, raportojnë mediat e Shqipërisë.

Sa më i madh tërmeti aq më të mëdhenj janë edhe pasgoditjet dhe janë shënuar disa pasgoditje të mëdha. Ky është një tregues i mir që kjo energji atje po clirohet deri sa të stabilizohet plotësisht”.

Mëngjesin e së shtunës është shënuar një tërmet 3.1 ballë në zonën e Korçës, por Ormeni thotë se nuk ka lidhje mes dy fenomeneve, pasi ndodhen në pllaka tektonike të ndryshme.

“Tërmete të tillë bien gjatë ditës disa, s’kanë lidhej këto lloj thyerje me njera tjetrën. Aktivizimi i Korcës është një thyerje tjetër, aktivizohet më vete”.

Sizmiologët qetësojnë situatën duke thënë se nuk ka vend për panik, pasi lëvizjet nuk janë të rrezikshme./Gazeta Sinjali/