image Kastrati: Nuk guxojmë të mendojmë që të infektuar janë vetëm rastet e konfirmuara - Sinjali

Apel/ Kastrati: Nuk guxojmë të mendojmë që të infektuar janë vetëm rastet e konfirmuara

news image

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për futjen e fshatit Topanicë në karantinë, vendi ku u konfirmua rasti i parë me koronavirus në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kastrati ka kërkuar nga bashkëqytetarët e tij që të qëndrojnë në shtëpi, pasi sipas tij për luftimin e pandemisë COVID-19 nuk mjafton karantinimi i një zone të caktuar, por me pjesëmarrjen e të gjithëve, duke qëndruar në shtëpi në secilën pjesë të komunës.

I pari i Kamenicës ka thënë se banorët e Kamenicës nuk duhet të mendojnë që rasti i konfirmuar është rasti i vetëm i prekur me këtë virus.

“Nuk duhet të mendojmë që rreziku prej infektimit me këtë virus është i izoluar vetëm në Topanicë dhe ne të tjerët jemi të sigurtë. Nuk guxojmë të mendojmë që të infektuar janë vetëm rastet e konfirmuara. Rri n’shpi për veten dhe familjen”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Fshati Topnicë e Kamenicës u fut mbrëmë në karantinë me vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, pasi dyshohet se banorët e tij kanë pasur kontakt me personin e prekur me koronavirus. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin