Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ardian Kastrati, ka reaguar lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili tha se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike në Evropë.
Kastrati, me anë të një reagimi në ‘Facebook’, ka ironizuar me këtë deklaratë, duke ftuar qytetarët të shikojnë të ardhurat e zëvendëskryeministrit për udhëtime jashtë vendit, shkruan lajmi.net.
“Miq, tash nuk po thojnë njerëzia në muhabete ditore të zakonshme : “ po flet kot” por “ po flet si Besnik Bislimi”. Paramendo, vendi me rritjen ma të madhe ekonomike në Evropë. Kjo është arsyeja pse suedezët e zviceranët po investojnë në Kosovë e ne po ikim në Evropë”, shkruan ai.
“Na kënaqen pionerët e Fadil Hoxhës e Sinan Hasanit”, përmbyll postimin Kastrati.