image Kastrati për Nagavcin që shkeli Kushtetutën: Pengoi reformën për arsye elektorale

Politikë

Kastrati për Nagavcin që shkeli Kushtetutën: Pengoi reformën për arsye elektorale

news image

Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili ishte nismëtar i reformës në arsim në komunën e Kamenicës, ka thënë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e ka shkelur Kushtetutën për ta luftuar reformën në arsim dhe se këtë e bëri për arsye elektorale.

Kastrati ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila konstatoi se ministrja Nagavci ka shkelur kushtetutën kur mori vendim për organizimin e mësimit në komunën e Kamenicës, duket larguar reformën e Kastratit.

Ekipi i reformës bashkë me juristët e RZZ LAW me përkushtim e profesionalizëm kanë argumentuar shkeljen flagrante të kompetencave komunale nga niveli qendror. Vendimi që u vertetua kundër-kushtetues ka prodhuar pasoja. Ai ka ndërsyer njerëz kundër reformës“, ka shkruar Kastrati në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai tutje shtoi se ministrja Nagavci nuk mund t’ia hedhë kesaj pune kaq thjesht. Sipas tij, ajo ka penguar një reformë për arsye elektorale, duke shkelur kushtetutën.

Kastrati tha se ministrja Nagavci tash duhet të japë përgjegjësi dhe “jo më pak se dorëheqje”.

/GazetaSinjali/