Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka marrë vendim sot për ngritje të gatishmërisë emergjente, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Komunës, në bazë të këtij vendimi kërkohet që të mobilizohet struktura e Sistemit për Mbrojtje dhe Shpëtim, pas gjendjes së krijuar në terren nga reshjet dhe vërshimet.
“Kryetari Kastrati merr vendim për ngritje të gatishmërisë emergjente.Pas reshjeve të mëdha të shiut dhe vërshimeve në lokalitete të ndryshme, i pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka marrë Vendim lidhur me ngritjen e gatishmërisë emergjente“, thuhet në njoftim.
Po ashtu, përmes këtij vendimi të gjitha kompanitë dhe individët të cilët posedojnë makineri të rënda, iu kërkohet që të angazhohen në kalimin e kësaj situate.
“Në bazë të këtij vendimi kërkohet që të mobilizohet struktura e Sistemit për Mbrojtje dhe Shpëtim, pas gjendjes së krijuar në terren nga reshjet dhe vërshimet. Si dhe të gjitha kompanitë dhe individët të cilët posedojnë makineri të rënda, iu kërkohet që të angazhohen në kalimin e kësaj situate. Të angazhohemi së bashku që ta kalojmë më lehtë këtë situatë!”, thuhet në reagim. /Gazeta Sinjali/