Sonte nga IKSHPK-ja janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me Covid- 19, ndërsa 43 persona tashmë janë shëruar.
E një lajm të mirë ka dhënë për komunën e tij, edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.
Ai ka njoftuar se nga 16 mostrat e marra të gjitha, kanë rezultuar negativ.
“Prej tyre kanë qenë 11 testime që ishin pozitiv me COVID-19, e që do ritestohen përsëri për të parë nëse janë shëruar plotësisht dhe pesë (5) testime raste të reja që kanë dalë negativ ndaj virusit SARS-CoV-2”, ka shkruar Kastrati./ Gazeta Sinjali/