image Kastrati jep lajmin e mirë: 36 persona të testuar në Kamenicë kanë rezultuar negativ

Kosovë

Kastrati jep lajmin e mirë: 36 persona të testuar në Kamenicë kanë rezultuar negativ

news image

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se rezultatet për dy zyrtarë policorë të kësaj komune kanë rezultuar negativ, e të njëjta rezultate kanë dalë edhe për 34 persona të tjerë.

Kastrati këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

“12 punëtorë shëndetësorë nga QKMF në Kamenicë si dhe 22 banorë të fshatit Topanicë të cilët u testuan, fatmirësisht rezultuan negativë. Ky është edhe një lajm i mirë për të gjithë ne, mirëpo kjo nuk do të thotë se tani ne mund të jemi më të relaksuar, kujdesi duhet të vazhdojë njëjtë duke qëndruar në shtëpi pasi që kjo sëmundje është e panjohur dhe mund të prekë secilin. Ruaje familjen tënde dhe të tjerët”, ka shkruar ai në Facebook.

https://www.facebook.com/QendronKastrati10/posts/1120046041666466?__xts__[0]=68.ARCvwxTAIAQNKnnDSpwozEuqPG0ibAn0STzFFUgfWla9WB5na7SM9Sw9HukUNkbaiaDjyaHQDD01I0jCgQGcg_AZY4CYoJjruc3XXVWqGbB5z4Ertelm5kKpfJBIG5zUr0NIate_lu_bvkIZGr2TE9Lx9H-lc-3WKc-3hVkfF7tS3FXuTKwCZVN2-cujBU1smnW-fmEoK8Tjjc7ipngjow094OpkXwyWu8xttOIe5FKDPh8ZsS9Z4pBmn-r36MHMCidvuGmBcl2WhzHZQ8LI2fhFqTq0gTDIfN9xaCseAVmYg7we2S3YIEPHY12yI0BSnry_jwoeVGuBMrCEtkyTBA&__tn__=-R

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 135 raste me koronavirus, është shënuar një viktimë dhe zyrtarisht janë raportuar si të shëruar 16 persona./Gazeta Sinjali/