Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, pasi ka votuar në zgjedhjet e sotme, ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme për secilin qytetarë të komunës së Malishevës.
Ai ka thënë se është shumë i lumtur teksa qytetarët tanë po vendosin përmes të drejtës së tyre me votë, për drejtuesin e Malishevës për 4 vitet e ardhshme.
“Pavarësisht dallimeve partiake e bindjeve politike, kërkoj nga secili qytetar i yni, të dalin dhe të votojnë, që t’i kontribuojnë ecurisë së mirë të kësaj dite zgjedhore, që ta ndihmojnë demokracinë, sepse këto zgjedhje janë për qytetarët tanë, janë për të mirën e Malishevës”, ka thënë Kastrati./GazetaSinjali/