image Kasapolli: Ademi u zgjodh kryetar për një minutë, si në Korenë e Veriut

Futboll

Kasapolli: Ademi u zgjodh kryetar për një minutë, si në Korenë e Veriut

news image

Agim Kasapolli thotë se Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka qenë i kurdisur derisa e krahasoi me Korenë e Veriut, ku kryetari Agim Ademi u zgjodh kryetar për një minutë.

Agim Ademi fitojë edhe një mandat katërvjeçar me 42 vota nga 43 të mundshme nga delegatët e pranishëm në Kuvendin Zgjedhor (njëri abstenoi), ku nuk u lejuan të hyjnë as mediat.

Ndërkohë, Kasapolli e vlerësojë këtë si kuvend të kurdisur, derisa mendon që Ademi kishte frikë të garonte me vota të fshehta, prandaj zgjodhi me aklamacion.

“Sipas mendimit tim, kurrë Kuvend më të kurdisur nuk kam parë në karrierën time 50-vjecare. Nëse këta delegatë, që të votuan dhe ata me aklamacion, ky edhe në qita delegatë me votu me vota të fshehët, që tregon se nuk janë gjërat në rregull. Vetëm në Korenë e Veriut ka ndodhur kjo edhe këtu, e aq më pak sa edhe gazetarët nuk janë lejuar të futen”.

Tutje, Kasapolli u shpreh se mbeti i befasuar si Agim Ademi u rizgjodh kryetar për vetëm një minutë dhe që foli vetëm 10 minuta për një buxhet të lartë prej 12 milionë euro.

“Ky ka hi me 15 apo 20 a sa i ka pas në fillim, se është frikësuar prej këtyre tjerëve, prandaj ka vendos me aklamacion. Ku ke pa ti brenda një minutë me u zgjedhë një kryetar, e kom mat, me një minutë u kry krejt. Ky e ka kry këtë gjë më herët. Tani erdh ajo zëdhënësja tha që jeni të ftuar në koktell. Jam i sigurt se gazetarët e këtij, janë shku aty në koktell”.

“Me dal kryetari me fol për 10 minuta për buxhetin 12 milionësh është e tmerrshme. Ajo që më ka ba përshtypje, ka dal arkëtari që ka fol se si janë fitu paratë, do UEFA, do sponsorët, neve s’na intereson kah janë ardh ato para, po ku janë shku. Në kohën e komunizmit, ka ndodhur kjo gjë dhe me ardh ai njeri me i thanë ke 10 minuta kohë me fol për projektin, është tmerrshëm”.

Në fund, Kasapolli thotë se as Gramoz Vokrri (kundërkandidatit që iu refuzua aplikimi nga KE) dhe as Agim Ademi nuk e meritojnë të jenë në FFK.

“Ademi i ka uzurpu nënshkrimet. Ku keni pa një vend në botë, që një person i merr të gjitha nënshkrimet. As ky (Gramoz Vokrri), as Agim Ademi nuk kanë vend në FFK. Ata duhet me u tërheq. Kemi njerëz të rinj që mund ta ngritin në nivel më të lartë”.

/GazetaSinjaliSport/