Lufta me bandat e drogës në Meksikë vijon të shkaktojë viktima, madje shpesh edhe masakra me shumë policë të vrarë.
Së fundmi, karteli më i madh i drogës në Meksikë, Jalisco New Generation, ka sulmuar rajonin e policisë në Villagrán, Guanajuato, ku janë vrarë 3 policë, janë plagosur 2 të tjerë, ndërsa janë rrëmbyer edhe 4 zyrtarë, mes të cilëve edhe një gjykatës.
Pasi u larguan, anëtarët e kartelit lanë edhe një banderolë me mesazhe që kërcënonin këdo që ishte aleat me José Antonio Yépez Ortiz, udhëheqës i kartelit Santa Rosa de Lima. Të dy grupet kriminale janë në luftë që nga dhjetori i vitit 2017.
Në mesin e muaj tetor, anëtarët e kartelit Jalisco eksekutuan 14 oficerë policie në një ngjarje të rëndë të ndodhur në Michoacán.