image Karl Nehammer emërohet kancelar i ri i Austrisë

Evropë

Karl Nehammer emërohet kancelar i ri i Austrisë

news image

Partia në pushtet në Austri, ka emëruar kryetar partie e kancelar ministrin e Punëve të Brendshme, Karl Nehammer.

Ky emërim erdhi pas dorëheqjes së papritur të ish-kancelarit Sebastian Kurz nga kreu i partisë, shkruan Francë24, transmeton Gazeta Sinjali.

Dëshiroj të njoftoj se sot jam emëruar në mënyrë të njëzëshme nga udhëheqësit e Partisë Popullore si kryetar partie dhe njëkohësisht kandidat për kancelar”, ka thënë Nehammer.

Takimi i partisë në pushtet u zhvillua vetëm një ditë pasi Kurz, ishte i përfshirë në një skandal korrupsioni, tha se po jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë.

Alexander Schallenberg, i cili e mori detyrën e kancelarit në tetor, ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqje, sepse posti i kancelarit dhe i kryetarit të partisë duhet të merren shpejt nga i njëjti person.

Tani i përket presidentit të Austrisë që ta pranojë nominimin e Nehammer-it dhe ky i fundit të betohet, por kjo procedurë është kryesisht formalitet./GazetaSinjali/