image Karantinohet ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas

Evropë

Karantinohet ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas

news image

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, është vendosur në karantinë, pasi që testet treguan se një nga truprojat e tij është infektuar me COVID-19, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Jashtme gjermane.

Në këtë deklaratë gjithashtu thuhet se një test fillestar për diplomatin e lartë të Gjermanisë rezultoi negativ, transmeton Gazeta Sinjali.

Ministri Maas nuk është anëtari i parë i qeverisë gjermane që vetizolohet për shkak të koronavirusit, pasi që edhe kancelarja Angela Merkel, kaloi dy javë në karantinë në shtëpi, në mars, e cila kishte kontaktuar me një mjek që rezultoi pozitiv.

Heiko Mass është ministri i Jashtëm i Gjermanisë që prej 14 marsit të vitit 2018.

Ai është anëtar i SPD-së.

/Gazeta Sinjali/