Një person në Kinë, ka shfaqur simptomat e virusit pas 27 ditësh çka edhe hedh dyshime se karantina 14 ditore mund të jetë e pamjaftueshme.
Një periudhë inkubimi më e gjatë nga ajo që është parashikuar deri më tani, mund të vështirësojë akoma më shumë përpjekjet për të vënë nën kontroll epideminë. Ka qenë provinca kineze e Hubeit, epiqendra e epidemisë së koronavirusit, ka bërë të ditur se një 70 vjeçar, nuk ka treguar simptomat e infeksionit deri në ditën e 27.
Episodi sugjeron kështu se periudha e inkubacionit mund të jetë edhe më e gjatë se 14 ditët e përllogaritura deri më tani.
70 vjeçari, i identifikuar me mbiemrin Jong, ishte kthyer me makinë në 24 janar në Shennongjia, në veri perëndim të Hubeit, nga Ezhou, ku edhe kishte takuar të motrën që rezultonte e prekur.
Ndërkohë, vetëm të enjten, sipas mediave lokale që i referohen një komunikate të autoriteteve, ka patur ethe dhe një ditë më pas testi ka konfirmuar se ai rezulton pozitiv. /Gazeta Sinjali/