image Karaça - fshati i Vushtrrisë me mungesë të ujit të pijes, rrugë të dëmtuara e me mbeturina

Sociale

Karaça – fshati i Vushtrrisë me mungesë të ujit të pijes, rrugë të dëmtuara e me mbeturina

news image

Mbeturinat e shumta, rruga e dëmtuar dhe mungesa e ujit janë ndër problemet kryesore që përballen qytetarët e fshatit Karaçë, të komunës së Vushtrrisë.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar foto ku shihen pamje mjaft të shëmtuara të mbeturinave të shumta, të lëna buzë rrugës.

Përveç mbeturinave që kanë kapluar rrugën, problem tjetër i kësaj ane është edhe rruga që është e asfaltuar, por, për shkak të lëvizjeve të kamionëve me pesha të rënda, pothuajse tërësisht është deformuar.

Për Gazetën Sinjali, Fidan Feka, përfaqësues i fshatit të Karaçës, ka shprehur pakënaqësitë e tij duke shtuar se ky lokalitet është harruar sa i përket investimeve komunale. Ndonëse problemi i mbeturinave nuk është i vetmi, për banorët e kësaj ane mungesa ujit është një problem tjetër tejet shqetësues.

Banorët e shumtë janë frekuentues të rregullt të kësaj ane, që e lidh fshatin me qytetin e Vushtrrisë. Indinjatën e tyre për mosveprim do e shprehin me forma të tjera siç janë edhe protestat.

image 258
image 259
image 260

/GazetaSinjali/