image Kaq para do të shpenzohen nga buxheti i shtetit për mbulimin e polisës kufitare për diasporën

Politikë

Kaq para do të shpenzohen nga buxheti i shtetit për mbulimin e polisës kufitare për diasporën

news image

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ai i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë kanë mbajtur konferencë për medie, transmeton Sinjali.

Ministri Murati tha se parashikohet që pagesa e polisës kufitare për diasporën të kushtojë nga 5 deri në 6 milionë euro. Këto mjete do të derdhen nga arkat e shtetit për diasporën.

“Sot kishim një mbledhje voluminoze dhe janë marrë vendime të mirë në zbatim të programit qeverisës. Sa i përket MF-së kishim dy pika që bënin me marrëveshjet ndërkombëtare. Kostoja përfundimtare mund të dihet në fund, supozimi është që të jetë diku 5-6 milionë euro”, ka thënë ai.

Përderisa, Aliu ka përmendur Projektligjin për Shitjen e Banesave të cilat nuk janë privatizuar gjatë viteve të 90-ta, derisa tha se këto banesa tash mund të blihen nga qytetarët.

“Ishte projektligji për shitjen e banesave dhe bëhet fjalë për banesat që nuk kanë arritur të privatizohen gjatë viteve të 90-ta dhe me këtë projektligj mund t’u mundësohet qytetarëve blerja e tyre”, ka thënë Aliu./Gazeta Sinjali/