image Kaq para do të marrë si mëditje Kurti dhe zyrtarët tjerë që po qëndrojnë për vizitë në Amerikë
[wp-story id="814678"]

Politikë

Kaq para do të marrë si mëditje Kurti dhe zyrtarët tjerë që po qëndrojnë për vizitë në Amerikë

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, për 16 ditë me radhë, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë zyrtare.

Për kaq ditë dhe javë sa është në Amerikë, Kurti i merr 5,280 euro mëditje nga buxheti i shtetit.

Kjo pasi zyrtarët e institucioneve shtetërore marrin mëditje për çdo ditë që qëndrojnë jashtë Kosovës, si pasojë e një vendimi të lëshuar nga Ministria e Financave në vitin 2018.

Mëditja për një ditë të qëndrimit në ShBA është 330 euro.

Kurti, në këtë vizitë, po shoqërohet nga shefi i stafit në Zyrën e Kryeministrit, Luan Dalipi dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi. Edhe këta dy të fundit nga mëditjet do të marrin nga 5,280 euro.

/GazetaSinjali/