Ballkani mbrëmë shkroi histori duke u bërë klubi i parë kosovar që arrin në një finale “play-offi” të Ligës së Konferencës.
Suharekasit eliminuan skuadrën e Klaksvik nga Ishujt Farore, duke triumfuar përmes penalltive, pasi rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve ishte 4-4.
‘Portokallinjtë’ tani pengesën e radhës e kanë ndaj klubit shqiptar, Shkupi, në raundin final eliminator.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Shkup më 18 gusht, kurse ajo kthyese në Prishtinë më 25 gusht.
Në rast se Ballkani arrin fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, do t’i fitojë plot 2.94 milionë euro.
Ndërsa, në rast se eliminohet, Ballkani tashmë i ka të siguruara 750 mijë euro, pasi ka arritur deri në fazën e play-offit.
Nëse shtojmë edhe 280 mijë nga garimi në Ligën e Kampionëve, Ballkani deri tani ka siguruar 1.03 milion euro.