Komuna e Prishtinës në fillim të muajit maj ka filluar mbjelljen e luleve sezonale.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte njoftuar se këtë vit në kryeqytet do të mbillen 1 milion lule dhe 5 mijë fidane.
Në kontratën e publikuar në faqen e prokurorimit bëhet e ditur se ky projekt do t’i kushtojë 200 mijë euro Komunës së Prishtinës./Gazeta Sinjali/