image Kapja e gjysmë kilogrami marihuanë, pejani u tregoi vetë policëve se ka drogë edhe në shtëpi

Siguri

Kapja e gjysmë kilogrami marihuanë, pejani u tregoi vetë policëve se ka drogë edhe në shtëpi

news image

Gazeta Sinjali sot ka raportuar se Ahmet Balaj është arrestuar mbrëmë pasi u kap më gjysmë kilogrami marihuanë, ndërsa sot iu sjell detajet se si i dyshuari e zbuloi vetë që ka drogë edhe në shtëpi.

Në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në Pejë, Balaj u ndalua nga Njësia e Planit Operativ “Siguria në shkollë dhe stop drogave”. Burimet e Sinjalit njoftojnë së gjatë kontrollit të dyshuarit i janë gjetur pesë qesë të mbështjella me foli alumini me substancë narkotike marihuanë.

Mirëpo, siç mëson Sinjali, i dyshuari u “rrëfye” pasi që u tregoi zyrtarëve policorë se ai ka të fshehur edhe një sasi të narkotikëve të fshehur në shtëpinë e tij.

Pas marrjes së kësaj informate, Policia ka siguruar urdhrin verbal që të bastiset shtëpia dhe prona e Balajt. Gjatë kontrollit në shtëpi, është gjetur dhe sekuestruar një qese e zezë plastmasi me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy grindera dhe një pako me folje alumini.

Në vendngjarje ka dalë edhe krim teknika rajonale, të cilët e kanë bërë fotografimin e dëshmive dhe tërheqjen e tyre në cilësi të provave maetriale.

Pesha totale e marihuanës ishte 523.7 gram bruto, ndërsa Balaj, me aktvendim të prokurorit kujdestar, gjendet nën masën e ndalimit policor prej 48 orësh.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/