image Kapiteni i përgjithshëm i FSK-së ftohet nga Gjykata Speciale

Kosovë

Foto/ Kapiteni i përgjithshëm i FSK-së ftohet nga Gjykata Speciale

news image

Ish-ushtari i UÇK-së dhe kapiteni i tanishëm i Shtabit të Përgjithshëm në FSK, Petrit Bojaxhiu, është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Bojaxhiu. Ai tha se kësaj ftese do t’i përgjigjet pozitivisht dhe se do t’i mbrojë kështu vlerat e luftës.

“Po, lajmi është i vërtetë dhe unë do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese. Do të shkoj atje dhe do t’i mbrojë vlerat e luftës së pastër të UÇK-së”, ka thënë Bojaxhiu, duke bërë të ditur se intervistimi i tij në Hagë do të jetë më datën 25 shtator.

Për këtë ftesë, ka reaguar edhe OVL e UÇK-së në Dragash, duke e kundershtuar këtë veprim të gjykatës Speciale. Ftesën në adresë të Bojaxhiut, ata e kanë konsideruar të padrejtë.