image Kapiteni i Interit rrëfen sekretin e Contes që e bën diferencën

Futboll

Serie A/ Kapiteni i Interit rrëfen sekretin e Contes që e bën diferencën

news image

Ëndrra titull, si kapiten, një peng Champions për t’u arkivuar dhe Europa League në horizont.

Samir Handanovic ka bërë përmbledhjen e deritanishme në një intervistë për Sky Sport.

“Jam krenar për këtë grup, që nisi gjashtë muaj më parë nga Kina, me një trajner të ri, me një filozofi të re”, u shpreh numri 1 i Interit.

“Kemi hedhur hapa të mëdhenj përpara, jemi përmirësuar dhe mundësia për t’u rritur është e madhe. Por, sidomos, ky grup ecën përpara bashkë dhe mendon si diçka e vetme: kjo është vërtet e rëndësishme. Të jesh kapiten i kësaj skuadre është një përgjegjësi për të cilën jam krenar”.

“Titulli? Jemi barazim me Juventusin dhe kemi për detyrë të provojmë. Pastaj, ka shumë faktorë që duhen marrë parasysh, por rëndësi ka që të vazhdojmë kështu”, tha ai.

Portieri slloven, më pas, flet edhe për Antonio Conten.

“E kuptova pse diferencën e bën Conte: ai më pëlqen, sepse përpara se të presë shumë nga të tjerët, pret nga vetja. E tregon çdo ditë duke parë fushën dhe duke vlerësuar sakrificën e të gjithëve. Dyshja Lautaro-Lukaku? Asnjë surprizë, i prisja të fortë të dy. Dhe pres që të shoh shumë shpejt edhe Sanchez”.

“Eliminimi nga Champions është plagë e hapur. Gabuam një ndeshje: atë ndaj Borussia Dortmund, ku e nisëm fort, më pas bëmë gabime që do të na shërbejnë”, u shpreh Handanovic.