image Tottenhami barazon rezultatin, përplasen Conte dhe Tuchel - VIDEO

Futboll

Tottenhami barazon rezultatin, përplasen Conte dhe Tuchel – VIDEO

news image

Tottenham ka arritur të barazojë rezultatin ndaj Chelseas.

Një pjesë e dytë tejet dinamike është duke u zhvilluar në Stamford Bridge, me raste shënimi nga të dyja anët.

Pasi Sterling e Kane humbën nga një shans të mirë për skuadrat e tyre, mesfushori i Tottenham, Emile Hojbjerg ka arritur të shënonte nga një distancë e largët në minutën e 68-të.

Pas golit, pati një përplasje fizike edhe mes dy menaxherëve, Antonio Conte dhe Thomas Tuchel, pasi italiani shfaqi entuaziasmin e tij të golit të barazimit.

Golin mund ta shikoni KËTU

/GazetaSinjaliSport/