image Kapiteni i Ballkanit paralajmëron: “Nëse vazhdojmë kështu, do të jemi të rrezikshëm edhe në Evropë”

Futboll

Futboll/ Kapiteni i Ballkanit paralajmëron: “Nëse vazhdojmë kështu, do të jemi të rrezikshëm edhe në Evropë”

news image

Kapiteni i Ballkanit, Visar Berisha është shprehur se fitorja e sotme kundër Dritës ka qenë shumë e rëndësishme.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, Berisha u shprehë se ishin marrë të gjitha masat paraprake para ndeshjes me Dritën.

Image may contain: Visar Berisha, standing and outdoor

“Ka qenë shumë e rëndësishme fitorja ne ketë takim pasi që ishte direkt për pozitën e parë. E kemi ditur që nuk është lehtë por ne i kemi marr të gjitha masat për një kundërshtar te tillë.“, u shprehë ai.

Tutje, kapiteni i Ballkanit shtoi se nuk do ta kenë të lehtë fitimin e titullit por janë optimistë.

“Kampionati është shumë konkurrues ka skuadra të forta por ne jemi shumë ekip cilësor dhe me lojtarë kualitativ, nuk do ta kemi lehtë deri ne fund, po jemi optimist dhe jemi kandidati kryesor për titull.”, tha Berisha.

Në fund shtoi se nëse Ballkani vazhdon me këto paraqitje, do të jetë i rrezikshme edhe në garat evropiane.

“Mendoj nëse vazhdojmë kështu do te jemi te rrezikshëm edhe ne Evropë po me këtë kontingjent te lojtarëve.”, u shprehë Visar Berisha.

Ballkani me fitoren e sotme është shkëputur nga vendi i dytë për tre pikë. Momentalisht ekipi nga Suhareka ka 44 pikë, tri më shumë se Gjilani që gjendët në pozitën e dytë. /Gazeta Sinjali/