image Kapet një grua në aeroportin e Prishtinës, iu gjetën 11 kilogramë stoli argjendi

Siguri

Kapet një grua në aeroportin e Prishtinës, iu gjetën 11 kilogramë stoli argjendi

news image

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të udhëtarëve që vinin nga Turqia përmes Aeroportit “Adem Jashari”, është zënë një grua që kishte mall të padeklaruar.

Unaza, vathë, hallka dore, zingjirë qafe e dore janë gjetur në valixhen e saj, ku sasia e mallit arrinë 11.2 kilogramë.

Njësitet Antikontrabande kanë ushtruar kontrolle tek udhëtarët të cilët udhëtonin nga Turqia përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ku rreth orës 23:30 është selektuar një udhëtare e dyshuar për kontrolle detaje. Pasi që pala ka hyr në kanalin e gjelbërt është selektuar për skanim të valixhes dhe kontrolle, në njërën nga valixhet e saj përmes skanerit është vërejtur se ka mallra të cilat nuk janë deklaruar në doganë dhe pas verifikimit është konstatuar se ka stoli argjendi të padeklaruara”, thuhet në komunikatën e Doganës.

Pas konfiskimit, ndaj udhëtares ka filluar procedura e rregullt kundërvajtëse. /GazetaSinjali/