image Policia e Kosovës: Personat e ndaluar i kthyem mbrapa në Serbi, kamionët me material zgjedhor janë në Doganë

Siguri

Policia e Kosovës: Personat e ndaluar i kthyem mbrapa në Serbi, kamionët me material zgjedhor janë në Doganë

news image

Policia e Kosovës ka lëshuar komunikatë në lidhje me arrestimin e mbrëmshëm të zyrtarit serb që tentoi të fusë në Kosovë material zgjedhor për mbajtjen e referendumit.

Policia ka njoftuar se të arrestuarit janë liruar ndërsa kamionët me material zgjedhor janë dërguar te autoritetet kompetente doganore.

“Njësitet policore gjatë realizimit të detyrave dhe procedurave-kontrolleve që zbatohen gjatë kalimeve kufitare, kanë vërejtur se në kamion kishte të ngarkuar material që dyshohej se përdoret për ‘referendumin’ që pritet të mbahet në Serbi”.

“Kamionët janë dërguar tek autoritet kompetente doganore, ndërsa pas intervistimit personat me automjetin e tyre janë kthyer mbrapa në Serbi”.

/GazetaSinjali/