image Kapet një 37-vjeçar në Podujevë, mbante armë pa leje

Siguri

Kapet një 37-vjeçar në Podujevë, mbante armë pa leje

news image

Një 37-vjeçar me inicialet A.H., është shoqëruar sot në Stacionin Policor në Podujevë, i dyshuar për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, raporton Gazeta Sinjali.

37-vjeçarit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri për të cilën nuk posedonte autorizim dhe një karikator me pesë fishekë.

Policia njofton se ndaj tij është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/