image Kapet me marihuanë në Podujevë, përfundon në prangat e policisë

Siguri

Kapet me marihuanë në Podujevë, përfundon në prangat e policisë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për “Blerje, posedim, shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike”, mbrëmë rreth orës 20:20, në Podujevë, raporton Gazeta Sinjali.

Në çantën e tij, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një sasi prej 18.8 gram substancë narkotike të llojit marihuanë.

I dyshuari, pasi që është intervistuar, është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/