image Kapet me drogë një person në Gjilan

Siguri

Kapet me drogë një person në Gjilan

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i substancave narkotike”, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet brenda prokurorisë se i dyshuari për këtë rast fillimisht ishte ndaluar nga policia për kontroll rutinor, por gjatë kontrollit atij i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancave narkotike.

I dyshuari mbante me vete 4.83 gramë të substancës që dyshohet se është e llojit marihuanë.

Këto burime i kanë thënë gazetës se i arrestuari, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/