Shumë mallra teknologjike, gjatë së shtunës u tentuan të futeshin ilegalisht në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Në Stançiq është ndaluar një person që dyshohet për kontrabandim me këto mallra.
Burimet e Sinjalit kanë theksuar se gjatë ditës së djeshme, patrulla policore ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore të cilën e drejtonte një person, dhe gjatë kontrollit ka vërejtur se në veturë ka disa mallra të kontrabanduara përmes rrugëve dytësore nga Republika e Maqedonisë Veriore në Republikën e Kosovës.
Mallrat e kontrabanduara, siç ka mësuar Sinjali, janë 1430 ekranë të televizorit, 4020 çipa të ndryshëm, 1000 xhama për telefona, 1700 kamera. /Gazeta Sinjali/