Gazeta Sinjali para disa ditësh ka raportuar për një vjedhje në një objekt fetar në Gjakovë. Lidhur me këtë rast, Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është dërguar në ndalim për 24 orë.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia rajonale e Gjakovës, si dhe kanë njoftuar se i dyshuari R.S, 18 vjeçar është arrestuar rreth orës 13:00.
Sipas policisë, i dyshuari është shtetas i Libisë, i cili kishte ikur nga qendra e azilkërkuesve në Lipjan.
“Më datë 04.03.2021 rreth orës 16:00 është raportuar rast vjedhje ne objektin e kultit fetar “Teqeja e Sheh Ruzhdisë” në rrugën “Ismail Qemaili” në Gjakovë.
Pas veprimeve operativo – hetimore dhe një pune të palodhur është arritur të identifikohet kryesi dhe sot rreth orës 13:00 është realizuar arrestimi i ti.
I dyshuari R.S i lindur në vitin 2003, është shtetas i Libisë, i ikur nga qendra e azilkërkueseve në fshatin Magure – Lipjan.
I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtes, përkthyesit dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar ndalohet për 24 orë.
Hetuesit policorë janë në vazhdimësi të mbledhjes së informatave dhe dëshmive për raste tjera të vjedhjeve, ku mund te jetë i dyshuari i vetëm apo ne grup”, thuhet në përgjigjen e policisë.