Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, biznese e vetura, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë së fundi ka ndodhur në fshatin Baran të Pejës, ku një person ka hyrë me forcë në shtëpinë e një mërgimtari që jeton në Gjermani.
Sinjali mëson se ai u arrit që të kapet pasi viktima e ka parë nga pamjet e kamerave të sigurisë teksa ai ka hyrë brenda shtëpisë dhe ka marrë gjësende të ndryshme si televizor e mjete të punës.
Të njëjtat pamje ai ua ka përcjellur njësiteve policore të cilët u vunë në lëvizje dhe arritën që ta arrestojnë të dyshuarin.
46-vjeçari pas arrestimit u shoqërua në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij u iniciua rasti ‘Vjedhje e rëndë’.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.