image Kapen në flagrancë 3 persona në Prishtinë për shitblerje të narkotikëve

Siguri

Kapen në flagrancë 3 persona në Prishtinë për shitblerje të narkotikëve

news image

Në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë janë arrestuar tre persona, raporton Gazeta Sinjali.

Personat e arrestuar janë zënë në flagrancë duke bërë shitblerje të narkotikëve, madje njëri prej tyre kishte tentuar edhe të ikë.

Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se janë bastisur edhe shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur 1.288 kg substanca narkotike të llojit heroinë, dy peshore digjitale, një AK me një karikator dhe pesë fishekë.

Gjithashtu është bërë e ditur se janë konfiskuar edhe 295 euro para të gatshme dhe se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/