Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën udhëtonin është gjetur dhe është konfiskuar një sasi e substancës narkotike, e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë.
Dy të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Një rast tjetër i konfiskimit të substancave narkotike nga Policia e Kosovës ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Pejë.
Në këtë qytet, Policia ka arrestuar një të dyshuar, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike (dyshohet e llojit marihuanë).
Me vendim të prokurorit i dyshuari, pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/