image Kapen me drogë dy të rinj prishtinas në Kukës

Siguri

Kapen me drogë dy të rinj prishtinas në Kukës

news image

Dy të rinj me banim në Prishtinë janë kapur nga Policia e Shqipërisë, ndërsa akuzohen për trafikim të narkotikëve.

A.V. 23-vjeçar dhe V.B. 22-vjeçar janë ndaluar nga Policia e Shqipërisë në Pikën Kufitare në Morinë.

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, shtetasi A. V. ka rezultuar person në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjeti tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit A. V. dhe V. B. Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e krahut të shtetasit A. V. u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, thuhet nga Policia e Shqipërisë./Gazeta Sinjali/