image Kapen me drogë dy shqiptarë, si i ngatërruan dëshmitë para gjykatës franceze

Evropë

Kapen me drogë dy shqiptarë, si i ngatërruan dëshmitë para gjykatës franceze

news image

Dy shqiptarë të moshës 23 dhe 38 vjeç kanë dalë para gjykatë së Saint Gaudens në Francë pas akuzave për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sipas raportimeve nga mediat franceze 23 vjeçari shqiptar kishte qenë subjekt i një urdhër-arresti që nga gushti i vitit 2021 ndërsa tjetri, 38 vjeç, u arrestua dhe u burgos në shkurt 2022.

Bëhet e ditur se 23-vjeçari shqiptar u kap në një mjet tip “Peugeot” teksa transportonte 5.9 kilogramë amfetaminë ndërsa gjithashtu kishte me vete disa telefona celularë. Ndërsa 38-vjeçar u arrestua thuajse një vit më vonë pasi u bë lidhja e tij me një prej telefonave të sekuestruar në arrestimin e parë.

Nga përgjimet e telefonit u zbulua se 38 vjeçari i jepte këshilla më të voglit në burg se çfarë t’u thoshte hetuesve, duke këmbëngulur që ai të mbante një version të caktuar me gjyqtarin hetues, duke e bërë gjithashtu të kuptonte se do ta detyronte të dërgonte udhëzime nëpërmjet avokatit të tij.

Ai e siguroi se ky i fundit kishte marrë përsipër ta lironte shpejt. Ai gjithashtu e ftoi atë të tregojë parandalim në lidhje me përkthyesin: “ Nuk do të flasësh në prani të përkthyesit që nuk është përkthyesi ynë ”.

Gjatë dëshmisë së tij 23-vjeçari ka dëshmuar se të dy njiheshin shumë pak në Shqipëri dhe se u takuan rastësisht në Francë. Ai mohoi çdo lidhje, megjithatë nga përgjimet u zbulua se ai e quan të madhin “xio”, që sipas përkthyesit, “zio” që do të thotë “xhaxha”.

Nga ana e tij, 38-vjeçari ka deklaruar se nuk kishte asnjë lidhje me akuzat ndaj bashkatdhetarit të tij, por pasi hetuesit i treguan foto dhe video ku dy të pandehurit shfaqen së bashku, ai përfundoi duke deklaruar se ishin “miq fëmijërie “.

/GazetaSinjali/