Dy persona janë arrestuar mbrëmë në Prizren pasi dyshohet se kanë vjedhur para të gatshme dhe ari në banesën e një gruaje, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa arrestimi i tyre është bërë dje rreth orës 20:00.
“Të dyshuarit me urdhër të prokurorit intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/