image Kapen duke vjedhur naftë në Kamenicë, policia arreston tre të dyshuar

Kosovë

Raporti/ Kapen duke vjedhur naftë në Kamenicë, policia arreston tre të dyshuar

news image

Janë arrestuar tre të dyshuar, pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur naftë në rezevuarin e derivatëve të naftës tek antenat në Bratillovc të Kamenicës, njofton Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit në veturën e tyre, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar: një kanistër prej 20 metrave, një gyp plastike dhe një shufër metali.

Policia njofton se njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerët janë liruar.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, dy prej tyre  janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër  është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Sinjali/