image Kapen 676 pako me barna të ardhura nga Serbia, arrestohet i dyshuari

Siguri

Kapen 676 pako me barna të ardhura nga Serbia, arrestohet i dyshuari

news image

Gjatë së hënës, policia ka ndaluar një mjet të dyshuar në pikën kufitare të Gjilanit, pasi kanë pranuar informacione se nga territori i Serbisë ka hyrë një automjet i dyshuar i ngarkuar me mallra që dyshohet të jenë të kontrabanduara.

Policia njofton përmes komunikatës se është arritur që të ndalohet një automjet i dyshuar, me targa serbe, i cili kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur gjithsej 676 pako me barna të llojeve të ndryshme. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori me urdhër të së cilit personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë, ndërsa malli dhe automjeti janë sekuestruar për procedura të mëtejme.

/GazetaSinjali/