image Kapen 15 pako me fishekë në pikën kufitare në Vërmicë

Siguri

Kapen 15 pako me fishekë në pikën kufitare në Vërmicë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person me iniciale M.B., të dyshuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës (municionit)”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është kapur sot rreth orës 01:45 pas mesnatës, në pikën kufitare në Vërmicë, derisa po hynte në Kosovë nga Shqipëria me një automjet me targa vendore.

Gjatë regjistrimit të këtij automjeti në sistem, zyrtarët kufitarë kishin gjetur në ulësen e pasme të automjetit 15 kuti me fishekë.

“Automjeti të cilin e drejtonte i dyshuari (M. B.), shtetas i Republikës së Kosovës, pas regjistrimit në sistem nga zyrtarët kufitarë, automjeti është selektuar për kontroll më të detajuar në vijën e dytë. Gjatë ushtrimit të kontrollit nga zyrtarët policorë dhe personeli doganorë, në ulësen e pasme të automjetit janë gjetur (15) pesëmbëdhjetë pako me municion (fishekë)”, thuhet në njoftim.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendimit të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa municioni është konfiskuar në cilësi të provave materiale./Gazeta Sinjali/