image Kapen 116 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, tre të arrestuar

Rajon

Shqipëri/ Kapen 116 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, tre të arrestuar

news image

Një sasi prej 116 kilogramë marijuanë është kapur në kufirin greko-shqiptar, në një operacion në Gravena.

Policia greke ndaloi dy vetura, teksa në njërën prej tyre sekuestroi 36 pako me 116 kilogramë marijuanë.

Të arrestuar janë tre shtetas grekë të moshës 34, 36 dhe 51 vjeç.

Kontrolle u ushtruan edhe në banesat e tyre, ku u sekuestruan 1 peshore, 1 thikë, 6 celularë dhe 260 euro.

Prej fillimit të vitit policia greke ka sekuestruar kryesisht pranë kufirit, por edhe në zona të tjera, mbi 9 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.